Prishtina mposht sërish Rahovecin, kësaj radhe në kampionat
Z Mobile Prishtina e ka shënuar fitoren e 20-të në po aq ndeshje të Kampionatit të Kosovës në basketboll.
Kryeqytetasit sonte fituan ndaj Rahovecit me rezultat 89:70, skuadër të cilën e mposhtën edhe në finale të Kupës së Kosovës.
Divine Myles me 22 pikë ishte më efikasi te Z Mobile Prishtina, ndërsa Valon Bunjaku e Khalid Boukichou kontribuan me nga 14 pikë.
Te Rahoveci më i dalluari ishte Fredrik Richardson me 20 pikë të shënuara.
Me këtë fitore Z Mobile Prishtina është ngjitur në kuotën e 40 pikëve dhe vazhdon të kryesojë renditjen, ndërsa Rahoveci i ka tubuar 32 pikë dhe aktualisht renditet në pozitën e dytë, për të cilën por lufton me Golden Eagle Yllin.

