Prishtina mposhtet nga Dukagjini, Ulpiana e lehtë për Gjilanin

Prishtina është mposhtur nga Dukagjini me rezultat 0-1 në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e javës së 32-të të Superligës së Kosovës.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ahmeti në minutën e 72-të, shkruan Indeksonline.
Në minutën e 84-të Prishtina mbeti me 10 lojtarë pasi u ndëshkua me të kuq Pllana.
Në ndeshjen tjetër, Gjilani ka fituar bindshëm ndaj Ulpianës me rezultat 4-0.
Progni realizoi Hetrik në këtë sfidë derisa një gol tjetër e shënoi Krasniqi.
Gjilani mbetet në vendin e dytë me 58 pikë, 11 më pak se Ballkani.
Prishtina është e pesta me 42 pikë, aq sa ka Dukagjini në vendin e gjashtë. /IndeksOnline/