75 Mall Live Search
19:59 / E Martë, 06 Korrik 2021 / A. A

Prishtina mposhtet nga Ferencvaroshi, mbetet me pak shpresë për kualifikim

Prishtina luajti mirë ndaj Ferencvaroshit deri në minutën e 70-të, pastaj dështoi komplet.

Brenda 7 minutave hungarezët shënuan 3 gola përmes Nguen, Mmaee dhe Blazhiq për të siguruar fitoren.

Edhe ekipi nga kryeqyteti pati rastet e veta, sidomos në pjesën e parë me Otto John që nuk arriti të shënonte nga një pozitë ideale.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 13 korrik në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

/Indeksonline/