18:25 / E Martë, 26 Janar 2021 / A. A

Prishtina mposhtet nga rusët në miqësore

Prishtina ka humbur 1-0 ndeshjen kundër Chayka Peschanokopskoe e zhvilluar në Antali të Turqisë.

Golin e vetëm e realizoi Vasily Aleinikov në minutën e 25-të.

Kushtet e rënda me reshje të dendura të shiut vunë në dyshim zhvillimin e ndeshjes dhe detyruan organizatorët të ndërronin fushën.

Për Prishtinën, kjo humbje erdhi vetëm 3 ditë pasi fitoi Superkupën e Kosovës duke mposhtur Dritën 3-1.

/Indeksonline/