20:26 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Prishtina ndalet në Danimarkë, Bakken Bears konfirmohen në krye

Prishtina është mposhtur nga Bakken Bears me rezultat të thellë 108-84 në ndeshjen e FIBA Europe Cup.

Skuadra kosovare nuk arriti të mbaj ritmin e dy ndeshjeve të para për tu konfirmuar në krye.

28-21 përfundoi çereku i parë, 28-25 i dyti, ndërsa përsëri 28-21 i treti ashtu që danezët të hynë më të relaksuar në çerek të fundit, por përsëri për të ngritur epërsinë, 24-17 për përfundimtaren 108-84.

Tobin Carberry ka qenë i jashtëzakonshëm te ekipi danez. Ai ka përfunduar ndeshjen me 26 pikë, 7 kërcime e 6 asistime. Michel Diouf gjithashtu kontribuoi me 18 pikë e 6 kërcime në torën e danezëve.

Te Prishtina Demario Mayeld dhe Kyan Anderson kanë qenë më të dalluarit në humbje. Mayeld shënoi 21 pikë e 8 kërcime, ndërsa Anderson 16 pikë e 6 asitime në këtë përballje.

Me këtë humbje, Prishtina është në pozitën e dytë me 5 pikë ndërsa Bakken Bears janë lider të grupit E me 6 pikë.  /IndeksOnline/

Temat: