20:39 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Prishtina ndalet në “Fadil Vokrri”, ndanë pikët me Flamurtarin

Prishtina ka barazuar me  Flamurtarin në derbin e kryeqytetit që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dy skuadrat nga Prishtina përfunduan ndeshjen me rezultat 1-1.

Prishtina kaloi e para në epërsi me golin e Thaqit në minutën e tretë të ndeshjes.

Flamurtari arriti të barazoj rezultatin vetëm në minutën e 87-të të ndeshjes.

Me këtë barazim, Flamurtari është në pozitën e tretë me 14 pikë ndërsa Prishtina në pozitën e gjashtë me 12 pikë. /IndeksOnline/