Prishtina ndan rrugët me futbollistin holandez
Prishtina ka njoftuar largimin e një lojtari.
Bëhet fjalë për Gladwin Curiel, të cilin klubi njoftoi për largimin e tij në faqen e tyre në “Facebook”.
“Klubi e falënderon Curiel për profesionalizmin, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e ekipit tonë. Futbollisti iu bashkua FC Prishtinës gjatë verës nga futbolli holandez dhe tregoi korrektësi dhe përkushtim e tij FC Prishtina i uron Gladwin Curiel shumë suksese në hapin e tij të ardhshëm në karrierë”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
Curiel, ju kishte bashkuar Prishtinës këtë sezon por që kishte pasur vetëm një paraqitje, atë ndaj Top Football në Kupën e Kosovës pasi që kishte qenë i lënduar./IndeksOnline/

