75 Mall Live Search
19:26 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / Gj Sh

Prishtina ndan rrugët me trajnerin Michail Kakiouzis

Michail Kakiouzis nuk do të jetë më trajner i KB Prishtinës.

Skuadra nga kryeqyteti ka njoftuar se ka ndarë rrugët me teknikun grek, për shkak të arsyeve familjare, shkruan IndeksOnline.

”Klubi ynë shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Michail Kakiouzis për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij sezoni, si dhe për bashkëpunimin korrekt dhe angazhimin e vazhdueshëm në punën me ekipin.

Për arsye familjare, nga dita e sotme, trajneri Michail Kakiouzis nuk do të jetë më pjesë e klubit tonë.

I urojmë shumë shëndet, suksese dhe çdo të mirë në vazhdim të karrierës dhe jetës personale.”, thuhet në njoftimin e KB Prishtinës./IndkesOnline/