75 Mall Live Search
09:45 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / OSH

Prishtina në errësirë, vazhdon të mos ketë ndriçim në disa pjesë të saj

Çështja e ndriçimit në shumë pjesë të Prishtinës, kanë qenë e munguar gjatë javëve të fundit.

Qytetarët janë ankuar disa herë që ndihen të rrezikuar dhe të pasigurt të kalojnë gjatë natës nëpër rrugët që janë mjaft të frekuentuara, në Prishtinë.

Rruga “B”,  “Lagjja e Muhaxherëve”, “Lagjja e Spitalit”, “Bregu i Diellit” e “Kodra e Trimave”, janë disa nga lagjet që janë përballur me mungesë të ndriçimit publik tash e disa kohë.

Mirëpo kjo problematikë po pritet të marrë fund tani pasi që pas një sage të gjatë të proceseve të prokurimit, janë përzgjedhur nga Komuna e Prishtinës, 5 operatorë ekonomikë, me të cilët është nënshkruar marrëveshja.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Prokurimit, Prishtina ka planifikuar t’i shpenzojë 100 mijë euro për këtë shërbim.

Ndërsa nga Komuna e Prishtinës kanë treguar se pas pak ditëve do të rregullohet ndriçimi për rreth 40 rrugë.

“ Javën e kaluar kanë përfunduar procedurat dhe në fundjavë kemi filluar rregullimet e nevojshme. Për këto pak ditë e kemi rifunksionalizuar ndriçimin në rreth 40 rrugë. Jemi duke punuar me kapacitete maksimale dhe për pak kohë do ta normalizojmë gjendjen në tërë rrjetin e ndriçimit publik”, ka theksuar drejtoresha e Shërbimeve Publike në Prishtinë, Medina Braha.

Video nga rruga B: