Prishtina në festë, trofeu tashmë është në duart e kapitenit, Boshnjaku

Tashmë ka përfunduar takimin ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, duel që u zhvillua në kuadër të Superkupës së Kosovës në futboll.
Prishtina triumfoi me rezultatin final në 1:3, me golin e Zybës, Krasniqit, Shillovës dhe e ka fituar Superkupën e Kosovës, ndërsa golin e vetëm për Dritën e realizoi, Kastriot Rexha, shkruan IndeksOnline
Pra, me këtë fitore, Prishtina arrin ta fitojë trofeun e 10-të në histori të klubit.
Në një ceremoni simbolike, trofeun lartë e ngriti kapiteni i kësaj skuadre, Lorik Boshnjaku.

Kujtojmë se ndeshja u zhvillua në Turqi dhe ishte hera e parë që Superkupa e Kosovës zhvillohet jashtë vendit.