75 Mall Live Search
13:10 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Prishtina në futsall përfocohet me një super-portier

Klubi nga kryeqyteti i Kosovës, FC Prishtina në futsall ka konfirmuar se është përforcuar me portierin Xhemajl Beqiri.

“Klubi i Futsallit Mabetex Prishtina, ju informon se për edicionin 2020/2021 do të ketë në radhët e veta ish portierin e skuadrës FC Drenica”, thuhet në njoftim.

Sipas FC Prishtinës futsall Xhemajl Beqiri, kishte paraqitje të mira me ish skuadrën ku ishte një ndër më të dalluarit dhe më meritorët për arritjet e skuadrës nga Skenderaj.