75 Mall Live Search
20:58 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Prishtina në gjysëmfinale të Kupës së Kosovës, eliminon Pejën

Klubi Basketbollistik Prishtina ka kaluar në gjysëmfinale të Kupës së Kosovës.

Skuadra nga kryeqyteti në çerekfinale eliminoi Pejën, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen e dytë, të zhvilluar në ”Pallatin e Rinisë”, Prishtina fitoi me rezultat 77-68, duke përmbysur rezultatin nga ndeshja e kaluar.

Peja ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 74-71.

Basketbollisti më i dalluar te Prishtina ishte Damiree Burns me 26 pikë, ndërsa te Peja ishte Jacquez Yow me 25 sosh./IndeksOnline/