75 Mall Live Search
18:55 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Prishtina në kolaps! Çfarë po ndodhë?

Rrugët e kryeqytetit vazhdojnë të jenë të bllokuara nga komunikacioni.

Shiu 20 minutësh që ra, ka krijuar kaos, duke krijuar kolona të gjata automjetesh, ku qytetarë të shumta po presin më orë të tëra, shkruan Indeksonline.

Jo vetëm qendra ku vazhdimisht është e ngulfatur nga trafiku, por edhe lagjet, e rrugët magjistrale që nga orët e pasditës kanë mbetur në bllokadë totale.

Një gjendje kjo aspak e këndshme, madje tejet stresuese për qytetarët e veçmas mërgimtarët që kanë ardhur në shtëpitë e tyre në prag të festave të Vitit të Ri./Indeksonline/