09:12 / E Martë, 27 Tetor 2020 / OSH

Prishtina në mëshirën e llavës së qenve në “Tophane”, grumbullimi tyre edhe në lagjen e ‘të fortëve’, “Vranjevc”

Derisa vazhdon të ketë debat midis AUV-it dhe komunave, qentë vazhdojnë të “pushtojnë” kryeqytetin. Në shumë lagje të Prishtinës çdo ditë shihen llavë të qenve, të cilët në disa raste kanë sulmuar qytetarët dhe disa nga ta kanë përfunduar në spital.

Llavë e qenve të rrezikshëm mbrëmë janë parë në lagjen “Tophane”. Te rruga “Lidhja e Lezhës” duhet të parakalosh nën mëshirën e fatit që të mos sulmohesh nga dhjetëra qen që tashmë janë banorë të çdoditshëm, shkruan Indeksonline.

Lagja “Kodra e Trimave”, e njohur dikur si “Vranjevci” shquhen për epitetin e ‘të fortëve”, por duket se janë dorëzuar përballë qenve.

Banorët vazhdimisht ankohen se ndihen të rrezikuar në rrugët e tyre ngase qentë janë rritur me të madhe dhe po e shtojnë rrezikun te të gjithë.

Mjafton për të parë këtë grumbuj qensh te rruga “Agim Osaj” në Vranjevc për të parë se sa ka pasiguri nga qentë endacakë./Indeksonline/