Prishtina në mesin e 19 destinacioneve të reja për t’u vizituar, vlerësohet lart siguria e vendit
‘Evropa në Zhvillim’ ka zgjedhur 19 destinacionet e reja në rajon, që ia vlen të vizitohen përgjatë vitit 2019.
Në këtë ueb-faqe është publikuar artikulli ku renditen vende fantastike në Gjeorgji, Rumani, Estoni, Kroaci e shumë të tjera.
Por në mesin e këtyre vendeve të përmendura që ia vlen të vizitohet nuk kanë munguar as Prishtina dhe Tirana.
Prishtina, përshkruhet si vendi më i ri në Evropë, e që ka potencial të madh për t’u bërë një pikë e nxehtë e udhëtimeve.

“Vendi më i ri në Evropë ka potencial për t’u bërë një pikë e nxehtë e udhëtimit, sidomos për kapitalin e saj aktiv që është gjithnjë e më i arritshëm falë ardhjes së fluturimeve nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Hungaria”, thuhet në shkrimin e ‘EmerginEurope’.
Tutje theksohet se skenat muzikore janë fantastike.
“Siç mund edhe të prisni nga një vend që ka prodhuar yje më së shumti në rajon-dhe ku qendra e qytetit ka gjithë energjinë dhe atë se çfarë ju dëshironi nga një vend që gjendet në pjesën tjetër të kontinentit. Dhe para se të pyesni: Prishtina është e sigurt. Në fakt është më e sigurt se shumica e kryeqyteteve evropiane. Pra, shkoni atje, para se të zbulohet nga e gjithë bota”, thuhet tutje për Prishtinën, shkruan Indeksonline.
Kurse Tirana është përshkruar si ndoshta qyteti më i gjallë i Evropës.

Thuhet se të rinjtë kalojnë shumicën e kohës nëpër kafenetë e këtij vendi dhe se arti është i shfaqur në thuajse çdo rrugë.
“Vendasit miqësorë, çmimet e lira dhe mundësia për të eksploruar Shqipërinë më të gjerë (bregdeti është vetëm një orë larg me makinë, kodrat e pyllëzuara të Dajtit poashtu një orë tjetër), kësisoj e bëjnë atë një vend perfekt për një pushim veror”, shkruhet tutje nga EE.
Ndërsa në vendet e përmendura për t’u vizituar padyshim se nuk ka munguar edhe Ohri i Maqedonisë si dhe Budva në Mal të Zi./Indeksonline/