75 Mall Live Search
20:27 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / B XH

Prishtina në mesin e vendeve me ndotjen më të madhe të ajrit, ja ku renditet sonte

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, po vazhdon të përballet me cilësi të dobët të ajrit.

Bazuar në matjet e fundit nga faqja “IQ Air”, e cila bën matjen e ajrit në gjithë botën, Prishtina vlerësohet në mesin e shteteve me cilësin me të dobët të ajrit.

Kryeqyteti i Kosovës, renditet e 22-ta për nga ndotja e ajrit, raporton IndeksOnline.

Sipas matjeve, sonte në Prishtina vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM është 151.

Këto matje tregojnë se ajri në Prishtinë edhe sonte është i dëmshmëm për shëndetin.

Kurse vendin e parë për nga cilësia me e dobët e ajrit, sonte e zë kryeqyteti i Pakistanit, Lahore, ku niveli i grimcave të dëmshme PM është 450. /IndeksOnline/