Prishtina në terr, disa lagje më shumë se 2 orë pa energji

Disa lagje të Prishtinës kanë mbetur mbetur në terr, si pasojë e mungesës së furnizimit me energji elektrike.
Indeksonline ka vizituar disa lagje, ku vërehet mungesa e energjisë elektrike. Konfirmimin e mungesës së energjisë kanë e bëjnë edhe disa qytetarë që po bëjnë postime në rrjetet e tyre sociale.

Ende nuk ka një njoftim të KEDS-it për mungesën e energjisë eletrike, në kryeqytet.