75 Mall Live Search
15:07 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / SH

Prishtina nënshkruan me një holandez

FC Prishtina ka arritur marrëveshje me mbrojtësin holandez Christopher Mamengi.

Mamengi, 24-vjeçar, është produkt i akademisë së FC Utrecht, ku kaloi një periudhë të rëndësishme zhvillimi dhe bëri paraqitjet e para si profesionist me Jong Utrecht në Eerste Divisie (liga e dytë në Holandë).

Në vitin 2023, ai iu bashkua Almere City, ekip i Eredivisie-s, ku grumbulloi përvojë të vlefshme në një kampionat shumë konkurrues. Me Almere City, Mamengi u shqua si një mbrojtës i qetë me topin, i aftë në ndërtimin e lojës dhe i disiplinuar në aspektin mbrojtës.

Po ashtu, ai ka përfaqësuar Holandën , në grupmoshat e reja U15, U16, U17 dhe U19. Me kombëtarën holandeze, U17 kishte arritur ta fitoj vendin e parë në kampionatin evropian.

“Jam i gatshëm për ti arritur objektivat të cilat i ka klubit më të madhë në Kosovë. Me padurim pres të ftuem në fushë dhe ta jap maksimumin për tifozët e zjarrtë të klubit Plisat. Shihemi të dielën”. – deklaroi Mamengi për faqën zyrtare të klubit.