75 Mall Live Search
22:46 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / Gj Sh

Prishtina nesër luan ndaj Vëllaznimit, Plisat kanë një thirrje për tifozët

Ditën e sotme, Bekë Berisha i cili ditë më parë morri postin e kryetarit te KB Prishtina, pasi sipas ligjit nuk ka të drejtë të shfytëzoj dy poste publike, sot e emëroi si ushtrues detyre të Kryetarit të klubit, Rinor Grajqevcin.

Grajqevci i cili është edhe kryetar i tifo grupit ”Plisat” do të jetë U.D Kryetar i KB Prishtinës, deri në zgjendjen e kryetarit të ri, shkruan IndeksOnline.

“Plisat” kohët e fundit si shënjë proteste ndaj kryesisë së vjetër të klubit, kanë bojkotuar ndeshjet e Prishtinës, derisa tashmë kanë bërë thirrje qytetarëve, që në ndeshjen e nesërme ndaj Vëllaznimit në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, të mbushin palestrën.

Postimi i plotë:

Ftesë për kthim në sallë

Qytetarë të Prishtinës,

E dimë pse shumë prej jush nuk keni ardhur në sallë vitet e fundit.

Padrejtësitë, keqmenaxhimi dhe ndarjet e larguan qytetin nga klubi.

Sot, kjo ka ndryshuar.

Ne, Plisat, e kemi fituar betejën për klubin.

Basketbolli i Prishtinës po kthehet te qyteti dhe te njerëzit e vet. Për ta kthyer aty ku duhet klubin na duhet shumë punë. Do ta bëjmë së bashku me ju.

Prandaj, kjo është një ftesë e hapur: Për ata që u larguan nga padrejtësia.

Për ata që u lodhën nga ndarjet.

Për ata që ende e duan Prishtinën, edhe në heshtje.

Ejani në sallë.

Ta mbushim bashkë.

Ta rikthejmë atmosferën që na ka munguar.

Prishtina është e jona. E juaja. E secilit prej nesh që e duam qytetin, klubin e vendin – pa hile.

Salla është e jona. Klubi është i joni. Qyteti është i joni.

Koha është tani. Për Prishtinën.