Prishtina ngre në qiell kupën e shtatë në histori

Prishtina është shpallur kampion i Kupës së Kosovës për herë të shtatë në histori të klubit.
Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku në finale mposhti Ballkanin me rezultat minimal 1-0 me golin e shënuar nga Otto John.
Titullin e ngriti kapiteni Armend Thaqi që gjatë ndeshjes pati një rast shumë të mirë shënimi.

Titulli kapitenit të Prishtinës iu dhurua nga Presidenti i vendit, Hashim Thaqi derisa pjesëmarrës ishin edhe kryeministri Avdullah Hoti, minstrja Vlora Dumoshi dhe zyrtarë të federatës.
Pas këtij suksesi, Prishtina do të merr pjesë edhe në kualifikime për Europa League. /IndeksOnline/

