75 Mall Live Search
12:01 / E Premte, 16 Qershor 2023 / B O

Prishtina nikoqire e një turneu ndërkombëtar në ping-pong

Prishtina do të jetë nikoqire e Turneut Ndërkobëtar Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2023, i organizuar nga Klubi i Pingpongut Priping dhe përkrahur nga Drejtoria për Sport.

“Ky turne është një mundësi e shkëlqyeshme për të promovuar sportin, për të krijuar kontakte ndërkombëtare dhe për të treguar se Prishtina është një destinacion i rëndësishëm sportiv.
Është gjithashtu një rast i mirë për sportistët vendas të konkurojnë me sportistët më të mirë nga vende të tjera dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në arenën ndërkombëtare.
Ky event tregon përkushtimin dhe punën e vazhdueshme të klubit Priping në promovimin e pingpongut dhe sportit në përgjithësi.
Organizimi i një turneu të tillë kërkon përgatitje të madhe dhe profesionalizëm, dhe klubi Priping meriton vlerësim maksimal për arritjen e kësaj pune” shkruan Granit Rugova.