Prishtina nis epokën ”Cavalli”, 44 futbollistë të pranishëm në stërvitjen e parë

Prishtina ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ri.
Nën drejtmin e trajnerit francez, Jean-Michel Cavalli, klubi nga kryeqyteti i Kosovës ka mbajtur seancën e parë, shkruan IndeksOnline.
Ajo çfarë ishte interesante, është prania e plotë 44 futbollistëve në stërvitje, prej tyre disa në prova dhe disa nga kategoritë e reja nga Shkolla e klubit.
Në këtë seancë stervitore munguan Olivier, Demolli, dhe portieri Gjokaj i cili është në rikuperim e sipër.
Kryetrajneri Cavalli ndërkohë do të vendos për grupin e futbollistëve që do të nisin sezonin e 2024/25 sikurse edhe për transferimet e reja.
Ndërsa skuadra më 16 korrik vazhdon përgatitjet dyjavore në Turqi.
Futbollistët e pranishëm: Altin Gjokaj, Ardit Nika, Agron Kolaj, Andi Veliqi, Ardian Limani, Drilon Islami, Gentrit Salihu, Leotrim Kryeziu, Albin Krasniqi, Ardian Muja, Dion Gallapeni, Rinor Shabani, Rilind Nimani, Rigon Llugiqi, Ylber Murturi, Ramiz Bytyqi, Sinan Kadiri, Donart Llabjani, Olt Pllana, Igball Jashari, Leonat Vitija, Ardi Ajdini, Diar Halili, Dashmir Elezi, Naxhi Berisha, Arlind Dobroshevci, Muhamed Dubova, Korab Luma, Andi Salihu, Arben Nikprelaj, Gerti Sinani/IndeksOnline/