Prishtina nis ndryshimet, largohet Bunjaku
Blerim Bunjaku ka vendosur të largohet nga pozita e ndihmës-trajnerit të Prishtinës.
Këtë e konfirmoi klubi kryeqytetas, në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.
“FC Prishtina njofton se nga pjesa e dytë e sezonit pranveror, ndihmës-trajneri Blerim Bunjaku nuk do të jetë më pjesë e shtabit teknik të ekipit bardhekaltër.
Bunjaku iu bashkua skuadrës në prill të vitit të kaluar, duke qenë pjesë e suksesit në triumfin e Kupës së Kosovës, si dhe në paraqitjet e klubit në garat evropiane, përfshirë Europa League dhe Conference League”, shkruhet në njoftimin e Prishtinës.
Prishtina, ka kaluar një kohë krize që nga largimi i Arsim Thaqit, duke zbritur edhe nga vendi i parë./IndeksOnline/

