Prishtina nis të marr frymë, Inspekcioni heq frigoriferët nga kiosqet në hapësirat publike

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka relaizuar sot aksion në heqjen e frigoriferëve nga kiosqet në hapësirat publike.
Sipas Inspekcionit, vendosja e këtyre frigoriferëve ishte bërë pa pëlqimin e Komunës.

Kërkesë për realizimin e këtij aksioni kishte bërë kryetari Perparim Rama.


“Me këtë rast, Drejtoria e Inspekcionit falënderon numrin më të madh të pronarëve të kiosqeve të cilët kanë mirëkuptuar vendimin e Drejtorisë së Inspekcionit dhe personalisht kanë larguar shumicën e frigoriferëve të cilët kishin nxënë e zvogëluar hapësirat publike” thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspekcionit.
