Prishtina niset për Gjilan me këmbë të mbarë!

Skuadra e Prishtinës sot mund shpallet kampion i Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina do të takohet me Gjilanin në xhiron e parafundit, ku edhe do të jetë një mundësi e artë për ta sjellë trofeun në kryeqytet, shkruan IndeksOnline
Aktualisht, Prishtina ka 75 pikë, ndjekur nga Drita që ka 70, në rast fitorje ose barazimi klubi i trajnerit Ramadani do të shpallet kampion i Superligës qysh sot.
Kështu, klubi i Prishtinës ka shkruar në faqen e tyre në ‘Facebook’: Me këmbë të mbarë, Prishtinë!