75 Mall Live Search
16:52 / E Diele, 19 Shtator 2021 / C E

Prishtina “njoftohet” me fitoren

Prishtina ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 1-2 në ndeshjen e javës së pestë të Superligës së Kosovës.

Kampionët në fuqi fituan me përmbysje në këtë sfidë, shkruan Indeksonline.

Dukagjini kaloi e para në epërsi me golin e Ardin Dallkut në minutën e 35-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Mendurim Hoti në minutën e 60-të.

Golin e fitores e shënoi Besnik Krasniqi nga penalltia që u shkaktua nga Basriu i cili edhe u ndëshkua me të kuq.

Pas javës së pestë, Prishtina është me 5 pikë derisa Dukagjini mbetet në kuadër të dy pikëve. /IndeksOnline/