Prishtina njofton dy largime, një vendor dhe një të huaj
FC Prishtina ka njoftuar dy largime nga skuadra. Bëhet fjalë për Gentrit Salihun, i cili ka regjistruar gjithsej 35 paraqitje zyrtare.
Gentrit Salihu u rikthye te FC Prishtina në korrik të vitit 2024, pasi më herët kishte qenë pjesë e klubit duke u formuar te ekipi U19.
FC Prishtina njofton ndërprerjen e bashkëpunimit edhe me futbollistin portugez Luis Mota, me marrëveshje të dyanshme. Mota iu bashkua skuadrës kryeqytetase gjatë verës./Indeksonline/

