10:15 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / G T

Prishtina njofton për biletat e “klasikës” ndaj Trepçës, këtu mund t’i blini ato

Sonte zhvillohet ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe KB Trepçës në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, e vlefshme për Superligën e Kosovës.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Prishtina njofton për biletat e ndeshjes që zhvillohet sonte nga ora 19:00, shkruan Indeksonline

“Biletat e ndeshjes Sigal Prishtina Mercure – Trepça mund t’i bleni nga ora 11:00 tek Zyret e Klubit, kurse nga ora 15:00 tek NewBorn”, shkruhet në postimin e klubit

Kujtojmë që sot përveç në basketboll, këto dy skuadra takohen edhe në futboll, në Kupën e Kosovës nga ora 13:00./Indeksonline/