Prishtina njofton për largimin e 10 futbollistëve

Klubi nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka ndërprer bashkëpunimin me nëntë (9) futbollistë nga ekipi i parë, raporton Indeksonlie.
Sadam Sulley, Josip Tomasevic, Aleksandar Ristevski, Agim Zeka, Betim Halimi, Gauthier Mankenda, Samuel Mone, Eglant Haxho dhe Ahmet Haliti, nuk do të jenë pjesë e FC Prishtinës në sezonin e ardhëshëm.
Gjatë ditës është raportuar se klubi ka marr masa edbe ndaj futbollistit Mendurim Hoti, pasi ai ka shkaktuar një incident në një turnir të futbollit të vogël.
Largimin e Hotit e ka konfirmuar drejtori sportiv i FC Prishtina Arsim Osmani, por që vendimi ende nuk është bërë publik në faqen e klubit.
Këta nuk janë largimet e vetme nga klubi i Prishtinës, pasi javë më parë janë larguar edhe Leonit Abazi, Besnik Krasniqi, Qëndrim Zyba, Bleart Tolaj dhe Lorik Boshnjaku./Indeksonline/