Prishtina s’di për humbje në Skenderaj

Ekipi i Prishtinës nesër do të udhëtojë në Skenderaj për t’u ndeshur me Skenderajn në kuadër të ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Skuadrës nga kryeqyteti i pëlqen të luajë kundër Drenicës në Skenderaj, transmeton Indeksonline.
Në tri ndeshjet e fundit, Prishtina ka arritur tri fitore në Skenderaj kundër Drenicës.
Drenica në ndeshjen e parë u mposht me rezultat 3:0 dhe sipas statistikave ka gjasa tejet minimale për ta rikthyer këtë rezultat.
Skuadra e Drenicës nuk ka arritur asnjëherë ta mposhtë Prishtinën me rezultat 4:0 në Skenderaj./Indeksonline/