Prishtina nuk e lë të gëzohet Ballkanin, barazon shpejt rezultatin

Skuadra nga kryeqyteti, Prishtina ka arritur ta barazoj rezultatin në Suharekë kundër Ballkanit.
Kryeqytetasit kanë arritur që nga pika e bardhë të barazojnë çdo gjë në minutën e 15-të, transmeton Indeksonline.
Përkundër se Ruxhi arriti të pres goditjen e parë, në të dytën porta ishte e zbrazur dhe kryeqytetasit shënuan lehtë.
Dy skuadrat po dëshirojnë tre pikët pasi janë ende në garë për titull./Indeksonline/