12:37 / E Hënë, 20 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Prishtina nuk i lejon ”Intelektualët” e Dritës në stadium

Klubi i Prishtinës ka kërkuar nga Policinë e Kosovës, që ndeshja e xhiros së 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll në ndeshjen kundër Dritës të luhet pa praninë e tifozëve.

Ky vendim është marrë për shkak të kushteve të sigurisë në stadium.

Njoftimi i plotë:

FC Prishtina pas kërkesës në Policinë e Kosovës, ndeshjen e xhiros së 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll ndaj FC Dritës, ka vendosur që ta zhvillojë pa prezencën e tifozëve mysafirë në mënyrë të organizuar.

Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të kushteve të sigurisë në stadium.

Klubi jonë kërkon mirëkuptim pasi po përballet me mungesë stadiumi për shkak të punimeve në “Fadil Vokrri” dhe në këto rrethana jemi të detyruar të zhvendosemi në stadiume të tjera.

Dueli FC Prishtina – FC Drita zhvillohet të mërkurën nga ora 13:00.