75 Mall Live Search
09:46 / E Enjte, 30 Maj 2024 / AR

Prishtina organizon koncert festiv për 25-vjetorin e çlirimit

Një koncert gala do të mbahet më 3 qershor në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të shënuar 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Aty do të përformojnë yjet e muzikës si Yll Limani, Vesa Luma, Vullnet Sefaja e Petrit Çarkaxhiu.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

🎶“Kanga jonë, Për ty Prishtinë💙” – Koncerti gala më 3 qershor në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet. 🎉Festojmë të gjithë së bashku 25- vjetorin e Çlirimit të Prishtinës, me performanca të artistëve tonë fantastikë, të cilët ndër vite e kanë pasuruar skenën muzikore.#prishtinaepërjetimeve💛“, shkroi Rama në llogarinë e tij në ‘Facebook’./Indeksonline/