Prishtina paralajmëron për stuhi dhe erëra të fuqishme – qytetarët të shmangin hapësirat e rrezikshme

Komuna e Prishtinës ka lëshuar një njoftim për qytetarët, duke i paralajmëruar për një përkeqësim të kushteve atmosferike në ditët në vijim. Sipas parashikimeve meteorologjike, në disa zona të Kryeqytetit pritet të ketë erëra të fuqishme si dhe mundësi për stuhi.
Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në hapësira të jashtme, sidomos pranë pemëve, objekteve të larta apo strukturave të pasigurta që mund të paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve.
Në rast emergjence, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Operative Emergjente të Komunës së Prishtinës përmes numrave falas:
📞 0800 122 33
📞 0800 122 44
Komuna u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ndjekin udhëzimet dhe të qëndrojnë të informuar për zhvillimet e motit.