23:26 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2023 / L K

Prishtina Parking arrin rekordin, 7035 mesazhe brenda një dite

Prishtina Parking ka arritur një rekord të ri të mesazheve.

Për një ditë u shënuan plotë 7035 sms.

Për vitin 2024 ata premtuan investime serioze drejt dixhitalizimit të hapësirave të menaxhuara nga Prishtina Parking.

Postimi i plotë:

Gjatë ditës së sotme kemi arritur një nivel të pa parë më herët të mesazheve për pagesën e parkimit.

Gjithsej 7035 SMS nga mëngjesi deri tani.

Rekord prej 1678 SMS në zonën 1, krahasuar me mesatarisht rreth 600-700 SMS sa i kishim në të kaluarën.

Rekord prej 5353 SMS në zonën 2, krahasuar me rreth 3000-3500 sa i kishim në të kaluarën.

Për vitin 2024 premtojmë investimet më serioze që kanë ndodhur ndonjëherë në dixhitalizim të hapësirave të menaxhuara nga N.P.L. “Prishtina Parking”. E gjithashtu, uljen e shpenzimeve operative në masë të madhe.