22:46 / E Diele, 27 Gusht 2023 / AR

“Prishtina Parking” zgjat orarin deri në 23:00 në Zonën 1, Havolli: Ka objektiv zgjidhjen e problemit të parkimit për banorët rezident

“Prishtina Parking” njofton qytetarët se nga data 28 gusht, e hënë, do të ndryshohet orari i parkingjeve (parkingje komerciale dhe rezidenciale) në Zonën 1 (Qendra e Qytetit), duke filluar nga ora 7:00 deri në ora 23:00, nga e hëna deri të shtunën.

Kjo rregullore do të zgjasë, nga e hëna deri të shtunën.

Kryeshefi i “Prishtina Parking”, Sokol Havolli thotë se ky ndryshim ka objektiv zgjidhjen e problemit të parkimit për banorët rezident në këtë pjesë të Prishtinës..

“Zgjatja e orarit deri në orën 23:00 në Zonën 1 ka objektivë zgjidhjen e problemit të parkimit për banorët rezident në këtë pjesë të Prishtinës. Për ne, prioritet absolut është krijimi i kushteve më të lehta për banorët”, shkruan Havolli.