Prishtina, Peja e Ferizaj komunat që prijnë në 24 orët e fundit me rastet pozitive me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 162 raste pozitive me Covid-19, e prej tyre Prishtina ka 48 raste, duke u pasur nga Peja me 21 raste e Ferizaj me 20 raste, transmeton IndeksOnline.
Pas Ferizajt, renditet komuna e Vushtrrisë me 13 raste, për të vazhduar me komunën e Mitrovicës me 12 raste, atë të Fushë Kosovës me 10 raste, komuna e Prizrenit me 5 raste, ajo e Deçanit me 4 raste, Gjakova me 4 raste, aq sa ka edhe Lipjani që renditet në vendin e 10./IndeksOnline/