Prishtina – Penza, finalja e Kupës së Kosovës
Skuadra e vashave të Prishtinës është finalistja e Kupës së Kosovës në basketboll.
Bardhekaltërat kanë mposhtur Bashkimin me rezultat 76-69 në përballjen gjysmëfinale duke krijuar distancë në rezultat në pjesë të dytë të ndeshjes.
Në finale Prishtina do të takohet me Penzën që kishte mposhtur më parë Penzën me rezultat 71-37.
Ndeshja finale e Kupës së Kosovës në kategorinë e femrave luhet të dielën më 3 mars me fillim prej orës 14:30. /IndeksOnline/