Prishtina për të gjithë – Kjo është ndihma për gastronomët, me Përparim Ramën kryetar!

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka ofruar zgjidhje edhe për gastronomët e kryeqytetit, për lehtësimin e kushteve të tyre dhe ndihmën që komuna do ua japë, sidomos pas efekteve që po i lë pandemia COVID-19.
Në programin e Përparim Ramës, për mandatin e parë në krye të Prishtinës, parashihet ndihmë për bizneset e gastronomëve, të cilat janë dëmtuar nga pandemia.
Gjithashtu, me Përparim Ramën si kryetar i Prishtinës, komuna do i ndihmojë dhe stimulojë bizneset që udhëhiqen nga gratë, në mënyrë që ato të rriten në tregun e punës. Kjo është njëra nga shumë sektoret që Përparim Rama, do t’u japë zgjidhje, për një Prishtinë për të gjithë.
Njihuni me programin e Përparim Ramës për gastronominë e kryeqytetit tonë: PËRPARIMI PËR GASTRONOMINË Ka pak vende në rajon të cilat mund të konkurojnë me Prishtinën sa i përket industrisë së hoteleve, restauranteve dhe bareve.
Prishtina e ka në traditë mikpritjen dhe këtë duhet ta kultivojmë edhe më tutje. Të mos harrojmë se kemi një rini të gjallë e të hareshme. Jeta e natës do të jetë po aq e gjallë, por do të marrim masa që niveli i muzikës e i zhurmave të jenë të kontrolluara, sidomos afër zonave të banimit. Gjendja aktuale e pandemisë ka dëmtuar rëndë shumë biznese e për rrjedhojë shumë njerëz i kanë humbë vendet e punës. Komuna e Prishtinës do të angazhohet drejtpërdrejt për t’u dalë në ndihmë bizneseve dhe sipërmarrësve të rinj.
Gjithashtu, do t’i mbështesim gratë sipërmarrëse e ta rrisim pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës. Kjo është vetëm një pjesë e asaj që na pret nën menaxhimin tim: një Prishtinë për të gjithë! Andaj, ne do të… PROGRAMI 2021-2025 www.perparimrama.com PRISHTINA PËR TË GJITHË!
#PR4PR #PerparimRama #PerPrishtinenePerjetimeve #DashniPerPrishtinen #LDK160 https://www.facebook.com/108497014761629/posts/176257001318963/