75 Mall Live Search
18:14 / E Diele, 03 Korrik 2022 / C E

Prishtina përforcohet me portierin e talentuar

Portieri Butrint Bulliqi është lojtari më i ri i FC Prishtinës.

Bulliqi ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin nga kryeqendra e Kosovës.

Butrinti është 19-vjeçar dhe vjen si përforcim nga skuadra e Flamurtarit.

Bulliqi është zhvilluar si lojtar te Kosova e Prishtinës derisa më pas ka luajtur edhe 2 Korrikun (grupmoshat e reja).

“Buti” ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës nga U-15 deri në U-19. /IndeksOnline/