Prishtina përgatitet mirë për festat e fundvitit, çdo natë muzikë në shesh
Komuna e Prishtinës duket se është përgatitur shumë që të rrëmbjë zemrat e qytetarëve e të kalojnë çdo natë jashtë në sheshet e Prishtinës, shkruan Indeksonline.
Sipas një njoftimit për 28 ditë rradhazi, në pritje të Vitit të Ri, në sheshe do të ketë atmosferë të ngrohtë festive, muzikë e aktivitete të ndryshme për të gjithë.
“Prishtina është gati!
Këtë dhjetor për 28 ditë e net, në pritje të Vitit të Ri, të ofrojë atmosferë të ngrohtë festive, muzikë e aktivitete të ndryshme për të gjithë. Nuk mungon as Tregu i fundvitit!
Të gjitha do të ndoshin në dy sheshet kryesore të Prishtinës!
Zona 1 / Sheshi “Skënderbeu”
Me 25 shtëpiza, bredhi i madh dhe performancat e pasdites;
Zona 2 / Sheshi “Zahir Pajaziti”
Me 19 shtëpiza dhe me performancat e mesditës dhe patinazhi.
Sonte prej orës 20:30, ju mirëpresim të gjithëve që së bashku të shënojmë fillimin e ditëve festive.
Labinot Avdiu DUO do te jetë me ne në natën e hapjes!”, njoftimi i Komuës./Indeksonline/



