75 Mall Live Search
08:25 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Prishtina përgatitet për verë, hap tender 2 milionësh për mirëmbajtjen e rrugëve e trotuareve

Komuna e Prishtinës ka hapur një tender mbi 2 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve sipas përshkrimit Teknik, shkruan IndeksOnline.

Në tender bëhet e ditur se për këtë kryeqyteti i Kosovës nga buxheti ka ndarë 2,100,000,00 euro.

“Vlera e sigurisë së ekzekutimit Loto 1 – 28.500,00 euro Loto 2 – 28.500,00 euro Loto 3 – 42.000,00 euro Loto 4 – 30.000,00 euro Loto 5 – 39.000,00 euro Loto 6 – 42.000,00 euro EUR ose 10% te vleres se kontrates ne afat prej 37 muajve % e vlerës së kontratës”, thuhet në njoftim.

Ky tender është i hapur deri më 29 mars 2021 ora 14:00./IndeksOnline/