75 Mall Live Search
18:49 / E Martë, 09 Shtator 2025 / MSH

Prishtina përtej materialeve kontaminuese, Përparim Rama: Për herë të parë, po e largojmë azbestin nga ndërtesat publike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë lajmin e mirë, për largimin e azbestit nga ndërtesat publike.

Material ky, i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.

Rama ka thënë se azbesti tash, po zëvendësohet me materiale të sigurta dhe ambientale.

Prishtina përtej materialeve të kontaminuara, ka thënë i pari i kryeqytetit në një video të publikuar në Facebook.

“Për herë të parë në kryeqytet po e largojmë azbestin nga ndërtesat publike. Materiali që dëmton seriozisht shëndetin e banorëve tash po zëvendësohet me materiale të sigurta, ambientale dhe të ripërtëritshme. Prishtina përtej materialeve kontaminuese”, ka thënë Rama.