20:07 / E Hënë, 20 Mars 2023 / C E

Prishtina pëson humbje në Poloni dhe eliminohet nga ENBL

Sigal Prishtina është eliminuar nga European North Basketball League (ENBL).

Skuadra kryeqytetase pësoi humbje sonte nga King Szczecin me rezultatin 85:78.

Kjo ishte ndeshja e dytë çerekfinale mes këtyre dy skuadrave. E para e zhvilluar në palestrën “1 Tetori” ishte mbyllur baras, 64:64.

Zac Cuthbertson ishte më i dalluari në fitoren e skuadrës polake sonte, duke shënuar 18 pikë.

King Szczecin në gjysmëfinale të kësaj gare do të përballet me skuadrën lituaneze, Wolves.

Te Prishtina sonte u dallua Dustin Thomas me 17 pikë.

Vlen të theksohet se për prishtinasit ishte vetëm hera e parë që morën pjesë në këtë ligë, teksa kualifikimi deri në çerekfinale padyshim se regjistrohet si sukses historik i klubit.