75 Mall Live Search
22:07 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / Gj Sh

Prishtina pëson humbje nga skuadra angleze në ENBL

Sigal Prishtina është mundur në udhëtim te Manchester Basketball me rezultat 99:74 (25:18, 16:19, 29:20, 29:17).

Sfida u zhvilluar në kuadër të grupeve të Ligës ENBL.

Pjesa e parë ishte kryesisht e baraspeshuar, duke përfunduar 41:37, por vendasit ishin më të mirë në pjesën e dytë, për të fituar në fund me 25 pikë dallim, 99:74.

Te bardhekaltrit, Deondre Burns kishte 23 pikë.

Tani të dy skuadrat kanë nga tri fitore e dy humbje.