Prishtina po bëhet me biçikletat e veta, Zogaj jep detaje

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka njoftuar se Prishtina do të bëhet shpejt me biçikletat e saj.
Në një takim me “Dutch Cycling Embassy” , nënkryetari ka jep detaje të reja për këtë projekt.

“Dutch Cycling Embassy janë në Prishtinë këtë javë, për të na ndihmu në dizajnimin e sistemit të parë të biçikletave të qytetit. Prishtina do të bëhet me biçikletat e veta, të cilat do të kemi mundësi t’i shfrytëzojmë të gjithë. Kemi ndarë edhe buxhet për këtë projekt shumë të rëndësishëm për kryeqytetin” shkruan Zogaj në njoftim./Indeksonline/