Prishtina po bëhet me park memorial dhe bibliotekë presidenciale në emër të Ibrahim Rugovës

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar përditësimet më të reja mbi projektin për parkun memorial dhe bibliotekën presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova”.
Sipas Ramës, komisioni vlerësues sot përzgjodhi 6 propozimet finale, që po vlerësohen nga një juri ndërkombëtare.
“Ky projekt nuk është vetëm një investim në kulturë e histori, është akt nderimi dhe përgjegjësie kombëtare për ta ruajtur jetën, veprën dhe trashëgiminë e Presidentit Rugova për brezat që vijnë” u shpreh Rama.
Ky është postimi i plotë i tij:
Parku memorial dhe Biblioteka presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova” po bëhet!
Në zemër të Prishtinës po merr jetë një nga projektet më domethënëse kombëtare, një monument përkujtimi për arkitektin e pavarësisë dhe simbolin e urtësisë sonë politike Dr. Ibrahim Rugova.
Sot u mblodh komisioni vlerësues i konkursit ndërkombëtar, ku nga aplikimet e shumta janë përzgjedhur 6 propozime finale, që po vlerësohen nga një juri ndërkombëtare me reputacion të lartë.
Ky projekt nuk është vetëm një investim në kulturë e histori, është akt nderimi dhe përgjegjësie kombëtare për ta ruajtur jetën, veprën dhe trashëgiminë e Presidentit Rugova për brezat që vijnë.
Në Prishtinë do të ngrihet një hapësirë që flet me gjuhën e kujtesës, krenarisë dhe identitetit tonë, një pikëtakim i shpirtit të shtetformimit me të ardhmen evropiane të Kosovës.
Kjo është Prishtina që nderon, kujton dhe udhëheq!