75 Mall Live Search
15:48 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / A. A

Prishtina po e thellon ‘distancën sociale’, aktualisht 4 pikë larg vendit të dytë

Prishtina e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi kundër Besës në Brestovik. Besnik Krasniqi realizoi golin e vetëm nga penalltia në minutën e 19-të.

Me këtë rezultat ‘bardhekaltërit’ kanë 72 pikë, 4 më shumë se Drita që është në vendin e dytë.

Kampioni aktual, Drita po pëson humbje në derbin kundër Gjilanit.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Gjilanit, pas golit të realizuar nga Fiton Hajdari.

/Indeksonline/