14:36 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Prishtina po gjelbërohet, Shpendi vendosë heqjen e kubëzave

Drejtoria e inspekcionit në Prishtinë ka vendosur që të largoi kubëzat dhe materialet e forta nga gjelbërimi.

Sot ka filluar ky aksion ku është bërë heqja e kubëzave në disa pjesë të Prishtinës, të cilat më pas do të gjelbërohen.

“Drejtoria e inspekcionit ka fillu me largim të kubëzave dhe materialeve të forta nga gjelbërimi dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Hortikulturën po rigjenerojmë këtë pjesë – Rruga Dëshmorët e Kombit afër rrethit të Flamurit” shkruan Shpend Ahmeti në Facebook./Indeksonline/