Prishtina po vuan për të kthyer shikuesit në stadium
Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ u investuan mbi 9 milionë euro për të krijuar kushtet më të mira për futbollistët, shikuesit e gazetarët.
Për dy edicione rresht Prishtina u desht të luante në Pejë, Drenas, Podujevë e Obiliq derisa përfunduan punimet në renovim.
‘Bardhë e kaltërit’ sivjet po kërkojnë titullin e kampionit të cilin nuk e kanë fituar që nga viti 2013, shkruan Indeksonline.
Megjithatë një gjë që shqetëson është mungesa e shikuesve në stadium.
Sipas statistikave zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, në shumë ndeshje të Prishtinës në shtëpi, nuk ka pasur as 1 mijë shikues prezent.
Gjatë edicionit vjeshtor të Superligës, në total 14,300 shikues i panë parë ndeshjet e kryeqytetasve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe një pjesë e mirë e kësaj shifre kanë qenë tifozë të ekipeve mysafire. /Indeksonline/